Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një komunikim për mediat nga Kryesia e Kuvendit se PS nuk do propozojë asnjë emër për Avokatin e Popullit po do mbështesë kandidatët e propozuar nga opozita. me
Balla tha se mazhoranca do presë të mbarojë afati zyrtar për dorëzimin e kandidaturave për të thënë fjalën e saj të fundit.
“Duam një Avokat Populli të propozuar nga opozita dhe të mbështetur nga mazhoranca”, tha Balla.









