Sulmuesi i Hoffenheim-it, Fisnik Asllani është bërë lojtari me vlerën më të madhe në tregun e transferimeve te Kosova.
23-vjeçari i cili po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon si me klubin ashtu edhe me “dardanët”, tani vlerësohet në 30 milionë euro nga “Transfermarkt”, një sajnd i njohur dhe i specializuar mbi vlerat e lojtarëve.
Vlera e kartonit të Asllanit kalon nga 18 milionë euro në 30 milione euro, duke kaluar Edon Zhegrovën, si lojtari më i shtrenjtë te Kosova. Anësori i Juventus-it vlen 25 milionë euro dhe nuk ka pësuar ndryshim.
Lojtari i tretë me vlerën më të lartë është një tjetër yll “dardan” i Hoffenhem-it, Leon Avdullahu. Mesfushori tani kushton 17 milionë euro.
Kapiteni Amir Rrahmani dhe mbrojtësi Albian Hajdari kushtojnë secili nga 12 milionë euro. Por, vlerat e tyre nuk kanë njohur rritje.









