MBYLLEN HETIMET/ Akuza për korrupsion dhe pastrim parash – SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit duke e marrë të pandehur

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim ish drejtorin e ARRSH, Evis Berberi si dhe personat e tjerë që janë marrë të pandehur për këtë çështje.

Beberi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjyqtari i seancës paraprake tha se për këtë do vendosë trupa e themelit.

Avokati mbrojtës i Berberit pretendoi se nuk provohen akuzat dhe e la në vlerësim të gjykatës në rast se hetimet janë apo jo të plota si dhe për pranimin e kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar.