KRIZA NE PD/ “Këshilli Kombëtar nuk thirret për 9 muaj” Alihmehmeti shpërthen në kritika ndaj Berishës: Të bëhet analizë për humbjen e 11 majit

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, teksa tha gjatë një interviste televizive se Këshilli Kombëtar ka 9 muaj që nuk thirret.

Sipas Alimehmetit duhet një riorganizim i plotë i Partisë Demokratike, pasi në pranverë, kjo forcë politike do t’i nënshtrohet edhe zgjedhjeve të brendshme.

Këshilli Kombëtar nuk thirret, u bë 9 muaj që nuk thirret. S’jemi thirrur në rrugë institucionale. Rruga institucionale nis nga lart poshtë, ne kishim disa kërkesa e propozime që do çohen në kryesinë e PD në mbledhjen e parë që ajo do të bëjë.  Nevojitet riorganizim i plotë, dhe për këtë ju e dini që gjatë muajve në vijim ne kemi mbarimin e të gjithë mandateve tona, në pranverë. Do ketë zgjedhje brenda në parti, këtu kërkojmë një garë të hapur e të drejtë, që të garohet për çdo pozicion të mundshëm nga fillimi deri në fund, nga i pari tek i fundit, në çdo lloj niveli të hierarkisë partiake”, u shpreh Alimehmeti.

Gjithashtu Alihmehmeti tha se duhet bërë një analizë për humbjen në zgjedhjet e 11 majit.

Dua që PD të garojë e fortë përballë PS dhe të kthehet në garë fitues dhe jo të diskutojmë vetëm analizë humbje. Mund të bëjmë dhe analizë fitoreje, ka zona që janë fituar në zgjedhjet e 11 majit. Do kjo edhe një analizë, do të kuptohet se çfarë u arrit këtu. Po nuk i ftove këta njerëz në grup pune, për të kuptuar se si kjo u arrit, atëherë nuk e bën dot”, tha Alimehmeti në Report Tv.