HAKMARRJA/ “Kaloi vijën e kuqe” – Flamur Noka komunikon vendimin: Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë së PD-së! U vetëpërjashtua

Flamur Noka deklaroi në një studio televozive këtë mbrëmje, se Ervin Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.

Noka shtoi se Salianji ka kaluar vijën e kuqe në parti pasi organizoi takimin me demokratët në Elbasan me mbështetjen e Suel Çelës, Gys Agasit dhe Ben Qimes.

I pyetur nga Ola Bruko nëse është përjashtuar, Noka tha se Salianji është vetëpërjashtuar.

Flamur Noka: Zotëria nuk është anëtar i Kryesisë dhe strukturave të Partisë Demokratike. I keni informacionet gabim.

Ola Bruko: Që kur nuk është?

Noka: Që kur u vetëpërjashtua. Qëkur u ul me Gys Agasin, Ben Qimen për të organizuar aktivitetin në Elbasan.

Bruko: E keni përjashtuar?

Noka: Është vetëpërjashtuar se PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshja me krimin mafian, e kemi vijë të kuqe e kemi me statut. Kjo është histori e mbyllur.

Opozita dje ishte në shesh, kush nuk është në shesh i kemi bërë thirrje të bashkohet. Kush nuk ishte i bëjmë thirrje të vijë. Kemi një qëllim rrëzimin e narko regjimit dhe një qeveri teknike për të krijuar kushtet për votën e lirë dhe populli të vendosë me votën e tij.