Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, blutë gjetën 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine.
I riu është identifikuar si Domeniko Cibaku.
Lënda narkotike me vlerë 10 000 euro dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi:
-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









