DETAJET/ Plagoset me thikë në kokë, 26-vjeçari Klevis Alilaj në Vlorë – dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mëngjesin e kësaj të hëne ku një i ri është qëlluar me thikë në kokë.

Burime për mediat bëjnë me dije se 26-vjeçar i identifikuar si Klevis Alilaj nga Tirana, është goditur me thikë në pjesën e kokës dhe menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se plaga është sipërfaqësore dhe fatmirësisht Alilaj është në gjendje stabël.

Lidhur me këtë ngjarje policia deri më tani nuk ka reaguar, ndërkohë që priten më tepër detaje sa i përket personave të përfshirë dhe shkakun që çoi deri në plagosjen e 26-vjeçarit.