DEKLARATA/ Berisha hap një front të ri lufte – I bën thirrje Prokurorisë së BE: Të hetohen e-mail dhe SMS ka shkëmbyer Rama me Moghernin

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nga Prokuroria e BE-së për të hetuar e-mail dhe SMS që, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer me Federica Mogherini, për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Shqipëri.

Sipas Berishës, ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Mogherini, ndërsa bëri thirrje gjithashtu të hetohen “komunikimet e tyre me telefona të koduara SkyEcc, Matrix të cilat është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar.”

Berisha theksoi gjithashtu se ish-shefja e diplomacisë europiane ka lobuar për kryeministrin Rama.

Sali Berisha: Prokuroria Publike Europiane, ju bëj thirrje të hetojmë marrëveshjen e fshehtë Rama-Mogherini për ndërtimin e Kolegjit Evropian në Tiranë, Ju bëj thirrje të hetojnë email, sms që Rama ka shkëmbyer me Mogherini dhe në veçanti të hetohen komunikimet e tyre me telefona të koduara SkyEcc, Matrix të cilat është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar.

Shqiptarët do të vlerësonin hetimin e lobimit që Mogherini ka bërë për Ramën, sukseset e tij imagjinare, mbulimet e megaskandaleve të tij në Bruksel dhe angazhimin e saj kundër opozitës shqiptare.