Bajern Mynih luan sot përballë Sporting Lisbonës një ndeshje shumë interesante, pasi klubi portugez është mes surprizave të edicionit në Ligën e Kampioneve.
Skuadra e drejtuar nga Rui Borzhes, aktualisht mban vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të kompeticionit dhe është një rival për të siguruar kalimin e turit mes ekipeve pretendente, nëse ia del të marrë një rezultat edhe në Gjermani.
Ndaj trajneri Vinsent Kompani nuk ka kursyer titullarët për duelin në fjalë, duke synuar një fitore për të likuiduar një rival, por edhe për të synuar kthimin edhe një herë në majën e klasifikimit pas hapit të gabuar përballë Arsenalit në ndeshjen e mëparshme.










