ATENTATI NE ELBASAN/ Dyshohet se autorët e vrasjes së Edmond Hykës u larguan drejt Librazhdit – shoqërohen në polici disa persona

Policia e Elbasanit ka shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit rreth 10 persona, kryesisht staf i karburantit dhe biznesit tjetër për të zbuluar detaje nga vrasja e 43-vjeçarit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla

Nga dëshmitë paraprake dyshohet se atentatorët janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip Audi të zi në drejtim të Librazhdit.

Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij u qëllua me dy plumba në kokë dhe 1 në gjoks duke humbur jetën në vend.

Janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, ndërkohë që një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.