“Zv. Kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet për shkak se situata penale i është rënduar, është e dyshuar se manipuloi të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj”.
Ky është argumentimi kryesor i Prokurorisë së Posaçme në kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku.
PREZANTIMI i Brahos/ Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK, zbulohet arsyeja!
Në relacionin e përmbledhur dorëzuar në Kuvend, disponon Prokuroria thotë se përmes metodave speciale të hetimit ka zbuluar se Balluku i ka bërë presion një prej vartësve të saj, edhe pasi është marrë e pandehur dhe ende nuk ishte pezulluar nga detyra, shkruan report
Nga pozicioni i zv. Kryeministres dhe ministres thotë SPAK Balluku “ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K (vartëse e saj”).
Në relacion SPAK rendit 11 tendera për të cilat Balluku po hetohet.
Prokuroria i informon deputetet se përvec tenderit të Llogarasë 190 milionë euro për të cilin është marrë e pandehur apo 7 loteve të Unazës së Madhe 450 milionë euroshe për të cila është person në hetim, Balluku dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë: Thumanë-Kashar 245 mln euro, Porto Romano-Durrës 12 milionë euro dhe mirëmbajtja e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro.
Relacioni SPAK:
“Nga aktet e administruara rezulton se në lidhje me zhvillimin e procedurave të prokurimit të sipërcituara, shtetasja Belinda Baliuku duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurat e prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, që në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, me qëllim favorizimin e operatorit ekonomik fitues të këtyre procedurave të prokurimit publik.
Në lidhje me këto procedura prokarimi të tjera, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të shtetases Belinda Balluku, nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, të cilët kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorët fitues të procedurës së prokurimit. respektivisht për: operatorin ekonomik Salillari sh.pk, bashkimin e operatorëve ekonomikë 44- sh.pk, “IDK konstruksion” sh.pk, “ED konstruksion” sh.pk.; operatorin ekonomik “Alh-Sur sh.pk; bashkimin e operatorëve ekonomike “GPG Company” sh.pk dhe “Senka sh.pk, operatorin ekonomik “Gjoka Konstruksion sha, bashkimin e operatorëve ekonomike Alko-Impex General Construction” sh.pk dhe “27” sh.pk,duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020″, thotë në relacion SPAK për tenderat e 7 loteve të Unazës së Madhe, për të cilët ka regjistruar Ballukun si person në hetim.









