AKUZA E RENDE/ “Fëlliqësirë dhe i degjeneruar” – e akuzoi si koordinator të Suel Çelës – anëtari i PD bën deklaratën e fortë ndaj Nokës: Ka lidhje me vajza minorene 

Anëtari i PD-së në Elbasan, Andi Mema ka reaguar ashpër ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka, pasi ky i fundit e akuzoi se ka lidhje me bandën e Suel Çelës dhe PS-në.

Në një postim në rrjetet sociale, Mema shkruan se Noka është një “fëlliqësirë që është përzënë nga demokratët kudo që ka shkuar“. Po ashtu, anëtari i PD-së e akuzon Nokën se është “Non Grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, pasi është i lidhur me krimin e organizuar.

Po ashtu, Mema ironizon teksa shkruan se secili demokrat që nuk nuk pëlqen numrin 2 të Partisë Demokratike, është i lidhur me krimin.

Ndërsa gjithashtu ai bën një akuzë të fortë ndaj Nokës, teksa e akuzon se ka apartamente të fshehura dhe se ka lidhje me vajza minorene.

Postimi i plotë i Memës:

Te nderuar miq demokrate. Jam i detyruar te bej kete reagim per shkak te permendjes se emrit tim ne nje emision televiziv nga Muli i partise ose siç e njohin te gjithe, ai qe po shkaterron PD.

Une jam kryetar GS i Partis Demokratike i zgjedhur me vote. Ti je nje felliqesire qe te kane perzene nga kudo ku ke qene, te perzune nga Kukesi dhe nuk te qas njeri, te kane perzene kudo ku ke qene. Te akuzosh ti qe je non grata ne Britani dhe Amerike pikerisht per lidhjet me krimin dhe per korrupsionin galopang pervecse per gomarllekun e madh qe perfaqeson kjo eshte medalje!

Nje imbecil politik si Nul Moka akuzon se demokratet qe nuk pelqejne ate dhe sojin e tij te degjeneruar paskan lidhje me krimin, me PS, me Henen e Marsin. Qe eshte halucinant i semure dhe antiedukativ e di i madh dhe i vogel, por Flamur Noka pikerisht per shkak te lidhjeve me krimin eshte non grata ne Amerike, Britani madje dhe tek Syri, se eshte aq hale sa as halet nuk e pranojne. Tani kam nje pyetje, Flamur mire vilat e apartamentet e vjedhura tek te pastrehet se ato ti nxjerr Spak shpejt, po ndonje lidhje me minorene pret te te dale?

“Fëlliqësirë dhe i degjeneruar”, e akuzoi si

Postimi i Andi Memës

Për çfarë e akuzoi Noka anëtarin e PD-së Andi Mema?

Gjatë një interviste mediatike, Flamur Noka  akuzoi Ervin Salianjit se takimin e tij në Elbasan ia kishte s organizuar Suel Çela. Ndërsa më tej, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzoi Andi Memën, si Koordinator të Çelës.

Sot, aktivitetin ia ka organizuar Suel Çela. Suel Çela është kreu i kartelit të Elbasanit. Ia kam thënë në mbledhje që do shkosh në një takim që po ta organizon kreu i kartelit Çela. I kam thënë që ju jeni lidhje e fortë miqësore dhe keni mbrapa Ergys Agasin.

Këto janë agjenda private që s’kanë lidhje me PD-në. Ai, me organizimin që i ka bërë Suel Çela sot, është i vetëpërjashtuar. PD ka një vijë të kuqe, vija e kuqe e PD është krimi i organizuar, korrupsioni dhe kartelet. Shkoi në një aktivitet të organizuar nga Suel Çela. Andi Mema është koordinator i Suel Çelës, ka punuar për Sara Milen.”, deklaroi Noka në një intervistë mediatike.