SHMANGIA/ Shtyhet seanca për fillimin e gjykimit të Ilir Metës – mungoi avokati i ish-presidentit se kishte një gjyq më “të rëndësishëm” në Lezhë

Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta u shty sërish, pasi avokati i tij, Kujtim Cakrani, nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të angazhimit në një proces gjyqësor në Lezhë.

Gjykata caktoi seancën e radhës për më 27 nëntor, ora 12:30.

Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atëherë ndodhet në paraburgim me masën “arrest në burg”.

Ilir Meta akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë korrupsion pasiv dhe pastrim parash.