Kryeministri Edi Rama, krejt ndryshe nga tradita e mëparshme, sikur ta kishin bërë fjalë me Sali Berishën nuk doli asnjë ditë të vetme në fushatë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit.
Por ndryshe nga ky i fundit, një ditë oara heshtjes zgjedhore i ftoi të 5 kandidatët për tua bërë “qokën” në Podcastin e tij.
Pasi bashkëbisedoi sy publikut me secilin nga të pestët, ku kandidatët papërjashtim shprehën bindjen se të dielën do të shënojnë një fitore të thellë, në fund të podcastit “Flasim” kryetari Rama i pyeti, se çfarë rezultati në përqindje parashikojnë të marrin në përfundim të zgjedhjeve.
Teksa secili raportonte ra më sy se kandidatit të bashkisë Mat, Rama i ndërhyri në parashikim duke i kërkuar ta ulte parashikimin e fitores në 51% nga 65% që deklaroi vetë ai.
Shifra e sugjeruar nga Rama 51%, vetëm 2% larg humbjes është aluduar të jetë një mesazh nga kryeministri për t’i lënë Partisë së Berishës 1 bashki, ç’ka do ishte një fitore “nderi” për të, jo vetëm për të mos e injoruar publikisht, por edhe për t’i dhënë opinionit publik brenda e jashtë vendit, se opozita në Shqipëri ka mjaftueshëm terren demokratik për të konkuruar dhe fituar.
Pjesa nga biseda:
Edi Rama: Në fund fare një parashikim.
Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80 përqind të votave.
Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj.
Ervin Ceca: 75%.
Altin Bojni: 65%
Rama-Bojnit: Të isha në vendin tënd do të thosha 51%.
Florenc Doka: Po qëndroj te 70% plus 1 edhe prej faktit se ish kryetari i bashkisë ka dalë 72%.
Edi Rama: Hajde për hajër, suksese të gjithëve.









