VIDEO-LAJM/ Tornado në Brazil – ndërrojnë jetë 5 persona, 130 të lënduar 

Të paktën pesë persona u vranë dhe 130 të tjerë u plagosën të premten kur një tornado përfshiu një fshat në shtetin Paraná të Brazilit jugor, thanë autoritetet lokale.

“Agjencia e Mbrojtjes Civile të Paraná-s me keqardhje njofton se pesë vdekje janë konfirmuar tashmë pas tornados” që goditi komunën e Rio Bonito do Iguaçu, tha agjencia në një deklaratë dërguar AFP-së.