VIDEO-LAJM/ Barcelona rikthehet si më parë në “Camp Nou” – fitore me shkëlqim ndaj Atletik Bilbaos dhe e sheh veten në krye

BBarcelona është rikthyer në stadiumin “Camp Nou”. Ndeshja e parë në stadiumin e ri është fituar me rezultatin 4-0 ndaj Atletik Bilbaos.

Goli i parë u shënua nga Levandovski, që në minutën e katërt. Në frymën e fundit të pjesës së parë ishte Torres që dyfishoi shifrat.

Dy gola të tjerë ishin rezervuar për pjesën e dytë. Fillimisht me autor Lopez, dhe më pas Torres që plotësoi dopietën personale. Lamine Jamal ka kujtimin e dy asistimeve nga ky takim.

Barcelona ndodhet aktualisht në krye me po aq pikë sa Real Madrid. Madrilenët do të luajnë nesër përballë Elçes.

Goli i Levandovskit: (VIDEO)

Goli i parë i Torres: (VIDEO)

Goli i Lopez: (VIDEO)

Goli i dytë i Torres: (VIDEO)