VENDORET E PJESSHME/ Numërohen kutitë e para në Berat, Vlorë e Tepelenë – ky është rezultati i deritanishëm

Ka nisur numërimi i votave në Vlorë, Tepelenë, Cërrik dhe Berat, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie.

Tepelena është bashkia e parë kur ka nisur numërimi i votave, tre orë pas mbylljes së procesit të votimit. Në tre kutitë e para të hapura, 199 vota ka marrë kandidati socialist Gramoz Sako, kundrejt kandidatit të pavarur që mbështetet nga PD-ja Gabriel Guma, i cili deri më tani ka marrë vetëm 6 vota. Një votë është shpallur e pavlefshme.

Në Berat, në total janë 44 kuti që do të hapen për të lexuar vullnetin e votuesve.

Deri më tani janë hapur 7 kuti, ku dominon kandidati Ervin Ceca i Partisë Socialiste me 748 vota. Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa ka 142. 6 vota janë vlerësuar të pavlefshme.

Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora kishte numrin më të ulët të votuesve, me 12.54% pjesëmarrës.

Në Vlorë, rezultati i katër kutive të para në është në faavor të kandidates socialiste Brunilda Mersini me 219 vota.

Dionis Sota ka 35 vota dhe Gjergji Nika 21 vota. Të pavlefeshme janë shpallur 8 vota.

Në Cërrik, janë numëruar 2 nga 57 kuti, nga të cilat kandidati socialist Florenc Doka kryeson me 184 vota i ndjekur nga Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur opozitar me 31 vota dhe kandidati i Shqipëria Bëhet, Eligert Hima me 16 vota.