VENDIM/ Kërkoi dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Gërdeci” – GJKKO rrëzon Irena Gjokën; do të mbetet ajo gjykuese e çështjes

Gjyqtarja Irena Gjoka nuk do të largohet nga çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shpërthimin tragjik në Gërdec. Kërkesa e saj për të dorëhequr u rrëzua nga Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), Erjon Bani, i cili vendosi se gjyqtarja nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me rastin.

Vendimin e bëri të ditur vetë Irena Gjoka gjatë seancës së së mërkurës. Në këtë takim gjyqësor, prokurori Klodian Braho paraqiti pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor. Seanca u shty për datën 9 dhjetor, ku do të vijojë shqyrtimi i këtyre provave.