TURNEU I SIDENYT/ Rikthehet rivaliteti i shteteve në tenis – Coco Gauff dhe Taylor Fritz do të përfaqësojnë SHBA-në në United Cup kundër Polonisë së Iga Swiatek.

Coco Gauff dhe Taylor Fritz do të udhëheqin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur titullin në turneun e përzier “United Cup” në Australi, njoftojnë organizatorët e garës.

Nga ana tjetër, Iga Swiatek do të drejtojë skuadrën e Polonisë, e cila kërkon hakmarrje për humbjen e sezonit të kaluar.

Numri tre në botë, Gauff, dhe tenisti i renditur i gjashti në botë, Fritz, fituan trofeun ndaj Polonisë në edicionin e kaluar, turne që shërben si përgatitje e rëndësishme për “Australian Open”.

Në finalen e asaj kohe, Gauff mposhti numrin dy të botës, Swiatek, ndërsa Fritz triumfoi ndaj Hubert Hurkacz, i cili gjithashtu do të rikthehet këtë vit.

Pesë nga dhjetë tenistët më të mirë në botë në kategorinë e meshkujve dhe katër nga dhjetë më të mirat në kategorinë e femrave janë konfirmuar për turneun që do të zhvillohet nga 2 deri më 11 janar, me pjesëmarrjen e 18 shteteve që do të garojnë në Sidney dhe Perth.

Çdo skuadër përbëhet nga tre burra dhe tre gra, ndërsa çdo përballje përfshin një ndeshje teke për meshkuj, një për femra dhe një dyshe të përzier që shpesh është vendimtare.