IZOLIMI/ Kërkesë për shpalljen të papajtueshëm të vendimit që e la në ‘arrest shtëpie’ – Gjykata Kushtetuese cakton datën për padinë e Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për shqyrtimin e padisë së paraqitur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Seanca do të zhvillohet më 17 dhjetor, në orën 10:00, pa praninë e palëve, dhe do të bazohet vetëm në dokumentacionin e dorëzuar nga palët në proces.

Në padinë e tij, Berisha kërkon që të shpallet antikushtetues vendimi i dhënë në shtator dhe dhjetor të vitit 2024, me të cilin ndaj tij u vendos masa e arrestit në shtëpi.

Gjykata pritet të shqyrtojë nëse vendimet e dhëna nga gjykatat e shkallëve të mëparshme bien ndesh me parimet e Kushtetutës dhe të drejtës për një proces të rregullt ligjor.