TRANSFERIMI/ I sekuestroi telefonin Veliajt në momentin e arrestimit – “Degdiset” në Shkodër oficeri i policisë

Burime për median bëjnë me dije se oficeri i policisë, Klidi Proko është transferuar në Shkodër.

Ky duket të mos jetë thjesht një transferim i thjeshtë, por një “degdisje”.

Kujtojmë që Klidi Proko është oficeri i Policisë që i sekuestroi telefonin Erion Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt dhe tashmë çështja ndaj tij ka kaluar për gjykim, i akuzuar për 5 vepra të rënda penale.