Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur rajonin Hindu Kush të Afganistanit të hënën, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur rreth 260 të tjerë, ka bërë të ditur Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore.
Tërmeti u regjistrua në orën 20:29 GMT, sipas orës lokale, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër në jugperëndim të qytetit Khulm, në provincën Samangan në veri të Afganistanit.
Ministria afgane e mbrojtjes tha se provinca Balkh dhe Samangan ishin më të prekurat.
Ndërkohë, më shumë se 2,200 njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën pas një tërmeti dhe lëkundjeve të forta pasuese që goditën juglindjen e vendit në fund të gushtit.









