Është mbyllur raundi i katërt në Champions League, me disa rezultate surprizë.
Barcelona barazoi 3-3 në transfertë ndaj Club Brugge, në një ndeshje me shumë emocione, ku vendasve iu anulua një gol në minutat e fundit.
Manchester City konfirmoi formën e mirë, duke mposhtur Borussia Dortmund me rezultatin 4-1.
Interi arriti një fitore të rëndësishme 2-1 kundër Kairat Almaty, ndërsa Atalanta triumfoi minimalisht 1-0 përballë Marsejës.
Bayer Leverkusen fitoi 1-0 në fushën e Benficës, ndërsa Galatasaray kaloi 3-0 ndaj Ajax në Amsterdam.
Newcastle mposhti 2-0 Athletic Bilbaon, duke siguruar tre pikë të vlefshme për renditjen.









