Egnatia triumfoi minimalisht ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfida e javës së 13-të në Superiore, nisi me kampionët më kërkues.
Ruçi gjeti avantazhin, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Dominimi u shpërblye në minutën e 27-të, kur Bakayoko shënoi golin e avantazhit nga penalltia.
Pas golit, Tirana pati disa mundësi të mira për shënim, por i shpërdoroi rastet dhe mori humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, e cila i mban në vendin e fundit me 7 pikë.
Në duelin tjetër, Dinamo u ndal në barazim pa gola nga Bylis në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Të dyja ekipet prodhuan lojë dhe raste shënimi, por nuk e dërguan dot topin në rrjetë.
Me këtë barazim, Dinamo mbetet në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa Bylis renditet në vendin e tetë me 13 pikë.









