SULME RUSE/ Vijojnë bombardimet në zonë civile mbi Ukrainë – shënohet 1 viktimë dhe 9 të plagosur

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën dhe 9 persona të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa ruse gjatë natës në qytetin Berestyn, në Kharkiv Oblast, njoftuan autoritetet rajonale.

Fillimisht, vajza u dërgua në spital me plagë të rënda, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë. Mes të plagosurve është edhe një djalë 16-vjeçar. Shtatë nga nëntë të lënduarit janë shtruar në spital me trauma të shkaktuara nga shpërthimi, thanë zyrtarët.

Sulmi vjen një ditë pasi një me raketa ruse në qytetin Balakliia, i cili vrau tre persona dhe plagosi 15 të tjerë, mes tyre tre fëmijë.

Forcat ruse kanë intensifikuar ofensivën e tyre në Kharkiv Oblast gjatë këtij viti, duke shkaktuar një rritje të sulmeve ndaj qyteteve dhe fshatrave larg vijës së frontit.