Samiti për zgjerimin e BE-së po zhvillohet sot në Bruksel, ku marrin pjesë udhëheqësit e Unionit dhe ato të vendeve kandidate. • I pranishëm në Bruksel ishte planifikuar të ishte edhe kryeministri Edi Rama, por pjesëmarrja e tij u anulua në minutën e fundit. • Më tej kanë marrë pjesë edhe kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu.
Gjatë fjalimit në Bruksel, Presidenti i KE vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit. Por sipas tij, Mali i Zi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm dhe ambicia e tyre për mbylljen e negociatave është e madhe.
Komisionerja evropiane për zhvillim, Marta Kos, ka vlerësuar vendet e Ballkanit Perëndimor për progresin e bërë në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Kos theksoi se viti 2025 ka shënuar një përparim të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të BE-së, ku vendet si Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen për përparimet e arritura në reforma gjatë vitit të kaluar.
President i Këshillit Evropian, Antonio Costa theksoi se zgjerimi i BE-së është investimi më i mirë për të ardhmen e rajonit. Gjatë fjalimit në Bruksel, Presidenti i KE vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit. Por sipas tij, Mali i Zi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm dhe ambicia e tyre për mbylljen e negociatave është e madhe. Costa në fund theksoi se Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 që do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Unë besoj se Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 në 2028. Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh dhe ambicia e tyre për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2026 duket e besueshme, nëse ata vazhdojnë me të njëjtin angazhim dhe punë intensive për reformat e kërkuara. Shqipëria ka arritur progres të theksuar në rrugën e anëtarësimit“, tha Costa.









