Procesi i numërimit në Bashkinë e Matit është drejt përfundimit, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të qartë për kandidatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Altin Ramazan Bojni, i cili kryeson me një diferencë të konsiderueshme ndaj kundërshtarëve të tij.
Sipas të dhënave të KQZ-së, janë numëruar 46 nga 47 qendra votimi në total.
Altin Bojni ka marrë 7302 vota, që përfaqësojnë 66.59 % të totalit.
Pas tij renditet Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 3166 vota (25.75%), ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 547 vota (4.99%).
Diferenca e votave:
Altin Bojni kryeson me mbi 4000 vota më shumë se Eduart Brahilika dhe 6700 vota më shumë se Suzana Pasha, duke e vendosur Partinë Socialiste në një pozicion të fortë për të siguruar një tjetër fitore të thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Rezultati aktual tregon një mbështetje të gjerë për kandidatin socialist në Mat, ndërsa pritet përfundimi i numërimit të plotë për konfirmimin zyrtar të fitores.
Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti mbështetës Vota %
- Altin Ramazan Bojni Partia Socialiste e Shqipërisë 7302 66.59 %
- Eduart Shaqir Brahilika KANDIDAT I PROPOZUAR NGA ZGJEDHESIT 3116 28.42 %
- Suzana Tahir Pasha KANDIDAT I PROPOZUAR NGA ZGJEDHESIT 547 4.99 %









