REAGIMI/ A do e shkarkoni Belinda Ballukun? – Rama i jep kohë vetes: Do ju përgjigjem në konferencë

Kryeministri Edi Rama është ngacmuar nga gazetarët në lidhje me Belinda Ballukun, e cila tashmë përveçse e pandehur nga SPAK, me urdhër të GJKKO u pezullua edhe nga detyra dhe iu ndalua largimi nga Shqipëria.

Në pritjen zyrtare të liderëve të rajonit dhe komisioneres Marta Kos, Rama u pyet nga gazetarët nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun, por kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se do të përgjigjem në konferencë.

“Këtu jeni për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, pastaj në konferencë shtypi na i bëni këto pyetje.

Si përfundim, të presim miqtë, të mbarojmë punë me miqtë, të bëjmë konferencën dhe bëj pyetje. Nëse nuk bërtet si ai “hapni vendin se do hidhem e merr fjalën”. Bej çdo pyetje pa britma, që të marrësh përgjigje”, iu përgjigj Rama një prej gazetareve.

Ndërkohë një tjetër gazetar e pyeti ‘sesi janë raportet me Ballukun pas akuzave të SPAK?”

Rama u përgjigj: Ju e keni ndryshe, e keni si ajo telenovela 100 vitrinat, a e do a s’të do, ca janë këto pyetje? Po të ketë përgjigje nuk vazhdon telenovela.