PROPOZIMI/ “Dua fëmijë me kontratë me të!”- Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të moderatores Lei Kraja: E bëjmë që tani!

Moderatorja Lei Kraja ka bërë një deklaratë të bujshme në media ditët e fundit, ku tha se ka menduar t’i propozojë Arbër Çepanit që të bëjnë një fëmijë “me kontratë”.

lei kraja arber cepani

Ajo u shpreh se nëse nuk arrin të bëhet nënë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i propozoj Arbrit këtë mundësi për t’u bërë prindër, një “ofertë” që sicc tha ajo, ia ka bërë edhe më parë.

“Unë e kam menduar këtë dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i them Arbër Çepanit që hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë. Duke qenë se i kam thënë disa herë që hajde bëhu babai i fëmijës tim. E kam kështu në mendje, Arbër nëse më dëgjon…”, u shpreh Lei Kraja në emision.

Lei Kraja (6)

E pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Arbër Çepani martohet deri atëherë, moderatorja tha: “Me këtë ritëm që ka Arbri nuk do martohet, por nëse ndodh unë do gjej një tjetër”.

Pas kësaj deklarate, nuk ka munguar as reagimi i vetë Arbër Çepanit. Ai publikoi në “Instastory” videon me fjalët e Leit, duke e pranuar propozimin në mënyrë ironike.

arber cepani (4)

“Jam dakord. E bëjmë që tani”, shkroi Arbër Çepani në postimin e tij.

lei kraja arber cepani
arber cepani (4)
Lei Kraja (1)
Lei Kraja (9)
arber cepani (3)
arber cepani (2)
Lei Kraja (8)
Lei Kraja (7)
Lei Kraja (6)
Lei Kraja (5)
Lei Kraja (4)
Lei Kraja (3)