PARTNERITETI/ Marrëveshja Shqipëri-Itali për sigurimet – Rama drejtuar Melonit: U arrti falë qeverisë suaj! Shqiptarët sot kanë më në fund të drejtën për pension

Kryeministri Edi Rama dhe homologja e tij italiane, Giorgia Meloni, dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat nga Roma, ku kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi qeverinë italiane për vendimin që u jep të drejtën e përfitimit të pensionit shqiptarëve që kanë punuar dhe kontribuar në Itali ndër vite.

“Falë kësaj qeverie dhe falë kujdesit të veçantë të kryeministres italiane, sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali dhe kanë dhënë kontributin e tyre në Itali, duke punuar dhe duke paguar sigurimet e tyre, sot kanë më në fund të drejtën për pension”, tha Rama.

Ai shtoi se kjo arritje është një shembull konkret i bashkëpunimit të thelluar mes dy vendeve dhe pjesë e një partneriteti strategjik.

Rama: Falë kësaj qeverie dhe falë kujdesit të veçantë të kryeministres italiane, sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali dhe kanë dhënë kontributin e tyre në Itali, duke punuar dhe duke paguar sigurimet e tyre, sot kanë më në fund të drejtën për pension.

Një kërkesë e bërë shumë vite me parë, mbi 10 vite më parë, një angazhim i marr nga të gjitha qeveritë e mëparshme, por është fakt pjesë e përditshmërisë, jetës së përditshme që shqiptarë, falë Melonit dhe kësaj qeverie.

Me gjithë sa tha më parë Meloni, shkon në drejtimin e thellimit të kësaj marrëdhënie dhe është drejtimi i thelbit të kësaj lidhjeje të veçantë, partneriteti strategjik, që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha.

Energjia, kemi një nga projektet më të mëdha në Evrope për energjinë, i cili po ecën përpara për të kontribuuar ndaj sovranitetit energjetik të Evropës, përmes pjesëmarrjesh së Emirateve TË Bashkuara Arabe, por jemi tashmë duke punuar për një tjetër p[projekt të madh që do lidh lindjen me perëndimin dhe që do të përfshinte në të shteti ri Rumani, Greqia dhe Italia dhe Shqipëria.