PAKTI I RRADHES?/ Nesër dita e fundit e fushatës elektorale – Rama me Berishën vendosën tu qëndrojnë larg zgjedhjeve të 9 Nëntorit në 5 bashki

Po bie heshtja zgjedhore në 5 bashkitë bashkitë, Vlorë, Mat, Berat, Cërrik dhe Tepelenë, ndërkohë që asnjë parti nuk ka zhvilluar takime me qytetarët e zonave.
Që prej vitit ’91 kjo është hera e parë që liderat e partive kryesore në vend nuk zhvillojnë fushatë elektorale në një garë elektorale.
Mesa duket në ajër duket një pak i heshur midis Ramës dhe Berishës, të cilët në këtë periudhë e kanë gjetur gjuhën duke rënë në ujdi edhe për shumë çështje të tjera.
Ky vendim për “armëpushim elektoral” vken në një moment të sikletshëm të politikës shqiptare. Nga njëra anë mazhoranca e përfshirë mes skandaleve korruptive që kompleksohet publikisht nga fitoret pa fund të çdo palë zgjedhje, nga ana tjetër opozita e rrudhur dhe besim humbur tek qytetarët që u nga frika e humbjes së zgjedhjeve u qëndron për të los marrë kosto prej tyre.

I vetmi që foli për këto zgjedhje ishte kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili lajmëroi fitoren e të pesta bashkive, në të cilat sipas tij diskutohej vetëm se në cilën prej tyre do fitohej më thellë.

Pavarsisht paktit të liderve politikë Rama e Berisha, të lodhur respektivisht nga fitoret dhe humbjet në seri të zgjedhjeve, mos politizimi i zgjedhjeve të pjesshme të 9 Nëntorit, siç kanë bërë zakonisht edhe kur ato janë mbajtur në një njësi të vetme vendore, nuk do t’i shpëtojë ata as nga lavdia e fitores apo kostua e humbjes dhe as nga përgjegjësia e krizës politike ku i kanë futur respektivisht dy partitë që ata zotërojnë.