Me daljen e tij nga Kryeministria, Rama nuk ka bërë asnjë koment lidhur me çështjen dhe as nuk dihen detaje të bisedës që ka pasur me Ballukun
Kryeministre shqiptar, Edi Rama, është larguar ngambientet e Kryeministrisë pas rreth shtatë orësh bisedime me numrin dy të Qeverisë, Belinda Balluku, e cila u pezullua nga detyra pas një vendimi nga Gjykata e Posaçme, lidhur me dy hetime në të cilat përflitet emri i ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë.
Me daljen e tij nga Kryeministria, Rama nuk ka bërë asnjë koment lidhur me çështjen dhe as nuk dihen detaje të bisedës që ka pasur me Ballukun.
Kjo e fundit ndërkaq, vijon të mbetet në zyrën e saj brenda Kryeministrisë.
Rama ndërkaq pritet të shtrojë një darkë pritjeje në nder të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet sot në Shqipëri për një vizitë.









