Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm forca të shumta policie kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh të Pukës.
Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka futur në “blind” banesën pasi dyshohet se brenda saj është strehuar një person me rrezikshmëri të lartë.
Në ndihmë të kolegëve të Policisë së Pukës janë nisur nga Tirana forca të shumta të RENEA-s si dhe anti-terrori nga Shkodra.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia, ndërkohë nuk dihet as identiteti i personit që ndodhet në atë banesë.









