Florenc Spiro Doka është zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut, pasi ka siguruar një fitore të qartë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
Kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka marrë shumicën dërrmuese të votave, duke mposhtur dy rivalët e tij, Eligert Qani Hima nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet” dhe Amarildo Sherif Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit.
Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ-së, janë numëruar të gjitha 57 qendrat e votimit.
Florenc Doka ka marrë 6,201 vota, që përfaqësojnë 66.22% të totalit të votave.
Në vend të dytë renditet Amarildo Hoxha me 1,888 vota (20.16%), ndërsa Eligert Hima ka siguruar 1,275 vota (13.62%).
Diferenca e votave:
Florenc Doka ka fituar me një avantazh prej 4,313 votash ndaj Amarildo Hoxhës dhe 4,926 votash ndaj Eligert Himës, duke shënuar një fitore për Partinë Socialiste në këtë bashki.
Rezultati konfirmon dominimin e socialistëve edhe në këtë garë, ndërsa Doka pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Cërrikut në ditët në vijim.
Rezultatet përfundimtare për Kryetar Bashkie – Bashkia Cërrik
Kandidati për Kryetar Bashkie Vota %
Florenc Spiro Doka 6,201 66.22%
Amarildo Sherif Hoxha 1,888 20.16%
Eligert Qani Hima 1,275 13.62%
🗳 Numëruar: 57 nga 57 qendra votimi
📍 Bashkia: Cërrik









