KOSTUA E STRATEGUT/ Shpenzimet e fushatës humbëse të 11 Majit – La Civita u pagua edhe nga aleatët e Aleancës Madhështore

Në raportet e dorëzuara në KQZ nga partitë politike në lidhje me shpenzimet elektorale për fushatën e 11 majit, del se konsulenti amerikan Chris La Civita që opozita kishte është paguar edhe nga Partia Republikane, aleate e PD.

Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që Mediu ka dorëzuar në KQZ, evidentohet se ai ka paguar 1100 euro akomodim e masazhe indian për Chris LaCivita.

Po ashtu, Mediu ka paguar edhe 1100 euro për Paul Manafort dhe 82 mijë lekë për Steëart James Jackson.