KOMUNIKIMI NE FB/ Berisha u njofton qytetarëve tur foltoresh: Do të nisim takimet në çdo qytet!

Kreu i ASHM, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama, pasi ky i fundit e quajti “të keqen më të madhe të vendit”.
Duke iu kthyer qytetarëve përmes komenteve në rrjete sociale, Berisha paralajmëroi një tur takimesh në të gjithë vendin, paralelisht me protestat e përjavshme. Berisha theksoi se PD nuk ka bërë asnjë gabim në mënyrën se si u përfshi në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Kreu i Partisë Demokratike iu përgjigj kryeministrit Edi Rama teksa ky I fundit tha para pak ditësh se Berisha është e keqja më e madhe e ketij vendi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në komente në rrjetete sociale, kryedemokrati dha këtë përgjigje:

“Në fakt, më kanë nderuar me këtë sepse Rama dhe altroparlantët e tij shqiptarë dhe ndërkombëtarë, më konsiderojnë mua të tillë vetëm për një fakt, se unë mbroj interesat e qytetarëve.”

Krahas protestave të përjavshme përpara kryeministrisë të quajtura parlamenti  I qytetarëve dhe analizës së brendshme për zgjedhjet e 11 majit ,kryedemokrati paralajmëroj edhe një tur takimesh në të gjithë vendin.

Berisha  komentoj edhe marrjen e pandehur nga ana e  SPAK të kryetares socialiste të Roskovecit Majlinda Bufi!

I pyetur nëse PD bëri gabim që nuk doli me emra partiak në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, berisha tha se nuk ishte asnjë gabim. Sipas tij Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje.