Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të premten, ditën kur duhet të paraqitej në SPAK për 21 janarin, se nuk ka marrë asnjë fletë-thirrje për këtë çështje nga Prokuroria e Posaçme.
Ai kundërshtoi deklaratën zyrtare të SPAK ditën e sotme se kreut të PD dhe ish-kryeministrit Berisha i ishin dërguar 2 fletëthirrje për 21 janarin, duke i cilësuar të gjitha pretendimet si gënjeshtra.
“Është një gënjeshtër absolute, rojet janë njerëz të përgjegjshëm që më kanë dorëzuar mua çdo lloj dokumenti që ka ardhur aty dhe kur organet gjyqësore kanë pasur e kanë dërguar me motoçikletë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo që thonë ata. Kanë një agjenci të turpshme mashtrimi”, tha Berisha
DEKLARATA E BERISHES
Tani, Isa, për ju dhe çdo gazetar tjetër që unë në tërësi i respektoj, do t’u sugjeroja që të mos lejoni veten kurrë të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm, të inkriminuar, mashtrues, të cilët e kanë shndërruar atë institucion në një seksion të PS.
Unë, nuk e kam rastin për ty konkretisht, për ju, jo, por kam konstatuar një keqpërdorim dhe e them këtu publikisht mizor të gazetarëve nga këta individë, të lidhur kokë e këmbë me krimin, që më rikujton keqpërdorimin që bënin seksionet e Sigurimeve të Shtetit dikur ndaj personave të caktuar.
Pse i them këto?
E kam deklaruar, e kam faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrje të gjykatës, të prokurorisë speciale, të prokurorisë jospeciale, të kujtdo qoftë, nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe nuk mund të ketë kurrë.
Së dyti, ata që e fusin veten për të krijuar, e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një propagandë banale, të turpshme, as nuk kanë fytyrë, as nuk kanë moral, as nuk kanë ligj.
Sepse posta kur niset, ligji është, dorëzohet.
Atij që i dorëzohet, i merret firma. E mora, thotë.
Dhe unë, kudo, qoftë në seli, qoftë aty ku banoj, kam njerëz të përgjegjshëm, të cilët kurrë nuk mund të ndodhë të firmosin për një dokument që adresohet tek unë dhe të mos ma japin.
Por kjo i intereson Altin Troplinit, i cili e shndërron atë institucion, i jep standardet e tij morale.
Sa është sot data? Sot është data 14.
Nga data 3 që pretendohet, deri me datën 14, ai dokument mund të vinte 5 herë në zyrën time, në shtëpinë time apo në parlament.
Dhe nuk ka ardhur askund.
E vetmja gjë që u bë kjo, sepse duhej që lakejtë dhe puthadorë të qeverisë të krijonin lajme, madje edhe në studio të debatonin në lidhje me ftesën dhe do shkojë apo jo, në mënyrë që të mbulonin superskandalin e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës.
Ta nxirrnin atë nga studio dhe të fusnin këtë.
Pra ishte kjo…
Tani vijmë tek çështja. Asnjë njeri, në qoftë se shkon pak tek data 21 janar, ora 7 e darkës, njeriu i parë që ka kërkuar një hetim të plotë të asaj përpjekje të dhunshme për të përmbysur një qeveri të ligjshme, legjitime, është Sali Berisha.
Asaj përpjekje që u bazua fund e krye në një mashtrim dhe falsifikim të tmerrshëm publik.
Asaj përpjekje për të cilën Edi Rama mendoi se do i lëshoja zyrën, se përndryshe do kalohej mbi të vdekur.
Lexoji pak, kthehu pak, i ke atë ditë.
Pastaj tjetri, edhe 13 mijë të bëhen, nuk prish punë.
Apo tjetri, tejkalohet Kushtetuta, nuk ka më Kushtetutë.
Pra, unë isha thellësisht më i interesuar për hetimin, ndoshta më shumë se kushdo tjetër.
Jo për veten time, se ata që patën qëllime të tilla, dështuan, por kjo duhet të zbardhej në interesin më të mirë të shtetit shqiptar.
Tani, pjesa e dytë. Unë publikisht kërkova prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror ndërkombëtar erdhi.
Pjesa e tretë, të supozojmë për një moment se unë nuk doja hetimin. Nga viti 2013 kanë kaluar 12 vite dhe ai hetim nuk u bë sepse ai hetim nxjerr përgjegjës kryesor për protestën më të dhunshme në historinë e vendit, direkt Edi Ramën.
Nxjerr falsifikimin dhe mashtrimin publik që bëri me videon me Filip Çakullin.
Nxjerr projektin e tij që ose ik, ose mund të kalohet edhe mbi kufoma.
Po prandaj nuk bëhej hetimi, sepse besoj se 13 vite, PD dhe unë nuk kemi pasur asnjë lloj autoriteti.
Ndaj dhe Ina Rama nuk thërriste Sali Berishën, ndonëse i kisha thënë ato që meritonte plotësisht.
Nuk ishte çështje e imja ajo, ajo ishte çështje e shtetit shqiptar.
Aty u përpoqën të përmbysin një qeveri të zgjedhur në mënyrë të ligjshme, të bazuar në një mashtrim dhe falsifikim të tmershëm publik, dhe që megjithatë Ilir Meta një javë para dha dorëheqjen.
Erdhi në zyrë, më tha se unë nuk shkoj tek prokurori si zëvendëskryeministër, unë do shkoj si qytetar i thjeshtë.
Ndaj dhe ata që përpiqen tani ta bëjnë këtë për të mbuluar superskandalet, të garantoj që do marrin dështimin, turpin që e përdorin.
Dhe këtë në qoftë se e ke vënë re, në çdo rast sa herë u dalin probleme, nxjerrin këtë kartë.
Po kush e pengoi atë? Absolutisht askush, vetë ata se u del Edi Rama, Tom Doshi, Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela, dalin këta.
E di sa dokumente ka apo jo? Është një mori e pafundme.
Ishte demonstrata më e dhunshme.
Është marrë vetë qeveria e SHBA dhe BE dhe kanë kërkuar hetimin e plotë nga polici tek organizatori kryesor.
Po të hetohej organizatori, Edi Ramës duhet t’i faturohej atë që meritonte.
Kurse Sali Berisha qëndroi në zyrën e tij, ditë pune, respektoi flamurin dhe detyrën që kishte.
Pra, këto janë për këtë çështje.
Këto dhe vetëm këto.
Nuk më kanë thirrur, sa herë të thërrasin për çdo gjë, jo për këtë, unë shkoj, nuk kam asnjë lloj…
Pse duhet të marrësh ti të mirëfilltë mashtrimin që bën Skapi?
Ku e ka parlamenti? Pse nuk e ka sjellë?
Atëherë nëse kanë thënë këtë, janë mashtrues ordinerë.
Unë nuk kam pranuar?
Kujt ia kanë ofruar?
Se unë nuk e kisha dëgjuar këtë.
Po në qoftë se këta thonë se ia dërguam dhe nuk e pranoi, këta janë mashtrues ordinerë.
Janë të pafytyrë.
Unë kam, fatmirësisht tek pallati njerëz që marrin postën me firmë.
Të nxjerrin firmën.
Unë kam njerëz në seli.
A e kanë nisur në tre vende?
Atëherë pse del se vetëm në parlamentin e Taulantit e paskan marrë?
Shiko çfarë veglash të shpifura, të turpshme…
…Unë respektoj ligjin. Unë nuk merrem me trillime, nuk merrem me manipulime, nuk merrem me propagandë banale, unë respektoj ligjin.
Unë respektoj ligjin.
Ata të cilët hyjnë në lojëra politike, ata janë njerz të pafytyrë që nuk kanë moral, që nuk kanë ligj, të cilët shkelmojnë mbi institucionin kushtetues të Skapit të partisë, tregojnë se janë vegla të verbra.
Atë pyetje nuk mund ta bësh ti.
Pse ti nga mediat… jo, unë nuk mund të marr njoftim.
Institucionet e një shteti nuk funksionojnë me mediat. Se mediat çdo ditë mund të japin një lajm, po ti nuk ke asnjë obligim.
Obligim ti ke kur ty të dorëzojë siç përcakton ligji.
Ligji përcakton njoftimin.
Kurse ajo që thua ti, parlamenti, ajo tregon një lojë të turpshme të tyre.
Pra, selia nuk e ka marrë, pallati nuk e ka marrë, ka njerëz aty, të thotë postieri cili ia refuzoi.
E ka marrë Taulanti me 5 mbiemra, çka fakton lojën e turpshme të Altin Troplinit, i cili në turpe të tilla që asnjë ordiner nuk ia lejon vetes. Kaq banale!









