EMRI/ Zbulohet një ndër banorët VIP të BBV5 – në fakt është vetë personi që ka paralajmëruar miqtë e vet në rrjetet sociale

Ndërsa po mbetet vetëm përcaktimi i datës së fillimit të Reality-Show-t më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother Vip Albania 5, emri i drejtuesit dhe opinionistëve janë zbuluar.

Ajo çka ngacmon kërshërinë e publikut janë emrat e personazheve vip që do të marrin pjesë në këtë edicion.

Mesa duket njëri ndër ta nuk ka mundur ta mbajë përbrenda ftesën e marrë për të qënë banor i BBV5 Albania. Ai është korçari i famshëm i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, i cili lajmin ka preferuar ta ndajë me miqtë e vet në fb, duke marrë dhe mendimin e tyre, se si do ta mirëprisnin pjesmarrjen e tij në këtë event..

“Miq, a kini dëshirë të më shihni në Big Brother?, -pyet Vrenozi në statusin e tij.