Kush ia mbylli gojën Sali Berishës që gjuan me pambuk Belinda Ballukun?
Dikur, Edi Rama dilte në protesta të dhunshme për videon e Ilir Metës, atë ku u bënë të famshme “700 mijë eurot” që çuan në përplasjen e 21 janarit 2011.
Sot, ai që pretendon të drejtojë “opozitën e bashkuar” duket se nuk ka më guximin të përballet me masën e duhur që sugjeron afera 50 milionëshe e tunelit të Llogarasë.
Aktet simbolike në Kuvend nuk janë as në lartësinë e protestave simbolike që zhvillojnë OJF-të. Ndërkohë, 14 vite më parë, jo për 50 milionë euro, por për 700 mijë euro, vendi u fut në një krizë politike që e shënoi për shumë gjatë.
Pyetja që lind natyrshëm është: pse kjo pafuqi përballë Ballukut?
Frikë nga përgjimet e reja që pritet të publikohen? Apo ndoshta vula e partisë, që Berishës ia dha kunata e Belës?
Nëse i besojmë zërave brenda kampit opozitar, një pjesë e madhe e heshtjes vjen pas një pazari të heshtur: një opozitë e blerë, një opozitë e shantazhuar.
Vetë Berisha ka pranuar publikisht se protestat kundër Erion Veliajt janë financuar nga Belinda Balluku — një deklaratë që tingëllon si pranimi më i qartë se skenarin opozitar e dikton Edi Rama.
Sot Shqipëria përballet me një realitet të hidhur: një opozitë që nuk lufton pushtetin, por shërben si mburojë e tij.
Kjo shpjegon gjithçka — nga retorika e butë ndaj qeverisë, deri te sulmet e brendshme kundër çdo zëri të lirë që kërkon ndryshim të vërtetë.
Por burime pranë strukturave hetimore flasin edhe për një zhvillim tjetër: përgatitet një dosje e re me përgjime, ku – sipas tyre – “fle makthi i vërtetë i Berishës”.
Thuhet se në atë dosje përfshihen komunikime të ndjeshme, që mund të trondisin balancat politike të opozitës aktuale dhe të shpjegojnë pse shumë tema ndalohen “me urdhër nga lart”./Alfapress









