DYSHUESE/ Liderët e BE-së e presin sot në Bruksel – Edi Rama anulon udhëtimin në minutën e fundit – prej mëngjesit ndodhet në Kryeministri 

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, i cili do të mbahet sot në Bruksel mes liderëve europianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Lajmi është bërë me dije pak minuta më parë, ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Paraprakisht, bëhet me dije se ai ndodhet ende në Kryeministri, ndonëse nëse do të merrte pjesë në Samitin e Zgjerimit duhet të ishte nisur drejt Brukselit.

Mediat raportojnë se prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, Edi Rama ndodhet në Kryeministri. Deri tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për ndonjë ngjarje që duhet të kërkojë patjetër pjesëmarrjen e tij brenda vendit, apo edhe ardhja e ndonjë delegacioni ndërkombëtar.

Kryeministri i Shqipërisë, ai i Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të diskutonin progresin e vendeve kandidate në procesin e integrimit dhe sfidat me të cilat vendet tona përballen në rrugën drejt BE.

Nga Unioni do të jetë i pranishëm Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Sa i përket vendit tonë, udhëheqësit evropianë kanë vlerësuar përparimin e jashtëzakonshëm të arritur gjatë muajve të fundit, duke e renditur atë ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.