DOSJA “GERDECI”/ Kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka – Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Mediut

Gjykata e Posaçme këtë të marte ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediut për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjokës nga trupa e gjykimit.

Vendimi u mor nga gjyqtarj Gjoka me arsyetimin se nuk ekzistojnë shkaqet e arsyeshme dhe të pabazuar në ligj. Mediu kërkoi përjashtimin e Gjokës me argumentin se ajo ka rrëzuar çdo kërkesë të mbrojtjes së tij.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen “Gërdeci”, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ai i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.