Delegacioni Evropian në Shqipëri përmes një postimi në “X” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel ku i pranishëm ishte kreu i SPAK, Altin Dumani. Takimi u zhvilluar Qendrën e Politikave Evropiane, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori i njësisë për strategjinë dhe koordinimin e zgjerimit në DG ENEST, Giulio Vennerin.
Në takim u theksua roli kyç i SPAK në reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri dhe integrimin në BE. Dumani gjatë takimit gjithashtu theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion kryesor i reformës së drejtësisë në Shqipëri, bazuar në pavarësi, profesionalizëm, qëndrueshmëri institucionale, bashkëpunim ndërkombëtar dhe besim publik.
“Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh integritetin mbi cinizmin, dhe kur institucionet ndërtohen jo për rehati politike, por për shërbim publik. Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet.
Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar”, tha Dumani.
Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar”-
Venneri theksoi se SPAK-ut është një kontribues i madh në besueshmërinë e Shqipërisë në procesin e pranimit në BE. Sipas tij ky proces është ndërtuar mbi rezultate konkrete, zgjerimin e kapacitetit teknik dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë
“Kur vendet zbatojnë vërtet reformat, BE-ja jep rezultate në këmbim”, tha Venneri.









