BONUSI I FUNDVITIT/ Qeveria merr me të mira pensionistët – Ministri Malaj njofton dhënien e 100 mijë dhe 150 mijë lekë në varësi të pensionit

Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se bonusi për pensionistët këtë fundvit do të jetë 100 mijë lekë për pensionistët që marrin pension mbi 200 mijë lekë. Ndërsa kush ka pension nën 200 mijë lekë do të marrin 150 mijë lekë bonus.

“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka bonus mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, tha ministri Malaj.

Në komisionin e Ligjeve, Malaj ka deklaruar se deri në fund të mandatit, pensioni minimal do të jetë 200 euro ndërsa mesatari do të jetë 400 euro.

“Deri në fund të mandatit pensioni minimal do të jetë 200 euro, dhe ai mesatar 400 euro. Jemi duke punuar me ministrinë e Ekonomisë për rritjen e pensioneve, dhe besoj se përgjigjet do ti merrni në buxhetin e vitit 2026”, tha Malaj.

Malaj tha nga 7.6 miliardë shtesë për pensionet, 5.9 miliardë lekë do të shkojnë për bonusin e fundvitit.

“Më lejoni të paraqes një përmbledhje, ekonomia shqiptare po ecën në trajektore të qëndrueshme. Borxhi publik zbriti, duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 2010. Sipas vlerësimeve, borxhi shkon në nivelin 54.1 % të prodhimit të brendshëm bruto. Sa i përket të ardhurave janë realizuar rreth 4 miliardë lekë mbi planin e punës. Kemi rritje me 132 mln më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Këta tregues pasqyrojnë stabilitetin e financave. Ndryshimet propozojnë: rritjen e të ardhurave me 12.1 miliardë lekë, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me 5.7 miliardë lekë. Kemi ulur deficitin buxhetor. Skema e pensioneve do të përfitojë 7.6 miliardë leke shtesë,” tha ai