Në Kosovë po zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët në 18 nga 38 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave të tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 11:00, në 18 kanë votuar 80. 659 votuese apo 6.13 %.
Deri në këtë kohë në raundin e parë kishin votuar 7.58 për qind apo 99. 765 votues.
Anëtarëve të KQZ-së, deri më tani nuk janë evidentuar ndonjë parregullsi që mund të ndikonte në prishjen e procesit të votimit.










