ATENTATI NE RINAS/ Vdes në spital Muçi Shaljanji 4 ditë në koma, mjekët nuk arrijnë të zgjojnë mikun e Gilmando Danit 

Muçi Shaljani, miku i Gilmando Danit, ka ndërruar jetë gjatë natës në ambientet e spitalit. Prej katër ditësh, ai ndodhej në gjendje kritike për jetën, për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe të tjerëve në trup.

Fatkeqësisht, agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe pronari i hotel “RAMEL” në Tiranë, nuk ka mundur të zgjohet dhe gjatë natës ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare.