AS MISH, AS PESHK/ As e mban në detyrë, as e zëvendëson zv.kryeministren dhe ministren të Infrastrukturës dhe Energjisë” – ja si i përgjigjet Rama, pyetjes se çfarë do të bëjë me Ballukun

“Për momentin që flasim qeveria e Shqipërisë nuk ka një z.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës dhe Energjetikës”-deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisioneren Marta Kos.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Balluku do të zëvendësohet, Rama tha se pezullimin e ka bërë gjykata, vendim i cili do dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate, që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e ekzekutivit. Gjykata kushtetuese do të na thotë se cili është qëndrimi i saj, nuk jemi në kushtet kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. 

Për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zv,kryeministrisë dhe një ministre e Infrastrukturës që të funksionojë. Kaq”-u shpreh Rama.