AKUZE NDAJ QVERISE/ “Drejtori i AMP është vetë i lidhur me bandat” – Berisha: Po mbron ish-ministrin Hoxha që i fitoi zgjedhjet me kriminelë

Në konferencën për shtyp me gazetarët, kreu i ASHM Sali Berisha është ndalur sërish në atentatin mafjoz të Rinasit, duke i dhënë ngjarjes ngjyrim politik.
Berisha: Drejtori i AMP është vetë i lidhur me bandat, po

Janë institucione të përfshirë këmbë e kokë nga krimi.
Të udhëhequra nga krimi.
Ja ku arrin fuqia e bandës.
Fuqia e bandës jo vetëm vesh Sheqerin me uniformën e policisë, por i jep vendin e shoferit të shefit të shërbimit inteligjent të policisë, de facto një nga vendet më nevralgjike.
Po pse?
Sepse vetë drejtori i tij është i lidhur me bandat, se ndryshe nuk ka se si.
Nuk e dinte ai?
Ai po të merrte videot, po të pyeste Saimir Tahirin për këtë, ai e gjente Sheqerin aty me të gjithë veprimtarinë e tij.
Pra, pastaj kjo është një mënyrë e turpshme e drejtorit për të larë duart se e mori për lidhjet që kishte me krimin, dhe natyrisht për të mbrojtur Ervin Hoxhën, ish-ministër që zgjedhjet i fitoi me banda dhe kriminelë.
Kjo është!