AKSIDENT/ Përmbyset makina në Sherishtë të Vlorës – raportohet për 4 të plagosur

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në afërsi të Sherishtës, ku dy automjete u përfshinë në një përplasje që përfundoi me daljen e tyre nga rruga. Si pasojë, një prej makinave u përmbys plotësisht në fushat pranë aksit rrugor.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e ngjashme u shënua në aksin Vlorë–Peshkëpi, në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet doli nga rruga dhe u përmbys. Brenda mjetit ndodheshin katër persona, të cilët kanë marrë vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidenteve. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë faktori kryesor që ka çuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.