Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë një interviste televizive deklaroi se pagesat e IPARD janë pezulluar që nga fillimi i hetimit nga zyra e OLAF. Gonzato tha se kur bëhet fjalë për taksat e taksapaguesve europianë hetimi nga Brukseli bëhet shumë seriozisht edhe për vendet kandidate dhe vendet anëtare.









