ZYRTARE/ Shpallet kandidati i PS për bashkinë Mat në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit. Ja emri

Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së PS Mat, drejtuesit lokalë dhe përfaqësuesit politikë diskutuan mbi dy tema kryesore: Analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit dhe hartimi i strategjisë për fitoren në 9 nëntor

Kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, prezantoi një analizë të detajuar të rezultatit të zgjedhjeve të majit, ku PS siguroi 60% të votave, përballë 36% të PD-së. Ai falënderoi të gjitha strukturat dhe organizatat që punuan në terren, por theksoi se “ekziston hapësirë për të thelluar më tej rezultatin në zgjedhjet e ardhshme.”

Deputeti i zonës, Agron Malaj, vlerësoi konsolidimin e strukturave të PS-së në Mat dhe nënvizoi ndikimin e projekteve dhe investimeve të qeverisë në rritjen e besimit tek qytetarët.

“Thellimi i fitores është rezultat i punës së strukturave dhe investimeve konkrete nga qeveria Rama në këtë zonë. Tashmë është koha për të përforcuar terrenin dhe për të fituar bindshëm më 9 nëntor,” u shpreh Malaj.